Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin pamjet, ky është momenti kur avioni gjigand goditet në ajër nga rrufeja

Një nga aeroplanët më të mëdhenj të ngarkesave në botë u godit nga rrufeja teksa po fluturonte nga Kina në Europë, gjatë një stuhie të fortë.

Avioni rus, model Antonov An-124-100 “Ruslan”, po transportonte pajisje mbrojtëse për koronavirusin.

Avioni gjigand u godit teksa po përgatitej të kryente një ndalesë për t’u furnizuar me karburant në Krasnoyarsk të Siberisë.

Mjeti fluturues, i projektuar nga sovjetikët, pësoi një dëmtim të madh në pjesën e hundës.

Avioni po fluturonte në mbi 2600 metra lartësi teksa u godit nga një rrufe e madhe.

Siç shihet dhe në fotografitë e mëposhtme, mund të dallohet qartë pjesa e përparme e aeroplanit “hunda”, e cila është dhëmbësuar si pasojë e goditjes së rrufesë.

Avioni ishte duke udhëtuar nga Shanghai drejt Portos në Portugali dhe po transportonte pajisje mjekësore.

“Ruslan” do t’i nënshtrohet riparimeve, ndërkohë që linja ajrore ruse Volga-Dnepr Airlines vlerësoi pilotin për uljen e sigurt të mjetit fluturues.

Sipas ekspertëve, ndonëse është dramatike për t’u parë, rrufeja nuk ka gjasa të shkaktojë dëme të mëdha nëse godet një aeroplan.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania