Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin pamjet e Donaldit dhe Borës duke festuar bashkë/ Shqiptarët sot zyrtarisht e bëjnë gjumin e qetë

Sapo u zgjuam në mëngjes, pamjet e para me të cilat u hasëm në rrjetet tona sociale ishin ato të Borës dhe Donaldit. Ishte dita e shumëpritur: Donaldi u pa me Borën në një lokal.E teksa të gjithë prej javësh shpresonim një bashkim mes tyre, videot e kapura mbrëmjen e djeshme tregojnë se me rritjen temperaturave bora ka filluar të shkrijë.Në prezantimin e koleksionit të Valdrin Sahiti në Prishtinë, Bora dhe Donaldi janë kapur “mat”, teksa aktori i ndez cigaren moderators.

Në pamjet e publikuara gjatë gjithë kohës ata shihen bashkë ku nuk mungojnë as buzëqeshjet dhe shikimet plot dashuri mes njëri-tjetrit.Ndonëse të gjithë fansat janë të sigurt që ata janë bashkë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim konfirmimin e tyre, raporton NOA.al.Më në fund shqiptarët mund ta bëjnë gjumin të qetë. Donaldi dhe Bora tashmë janë bashkë dhe duken të lumtur me njëri-tjetrin. A ka lajm më të bukur?Askush nuk flet më për Big Brother VIP apo për Beatrix Ramosajn. Donaldi e realizoi dëshirën: rifitoi Borën dhe një program të ndjekur në Top Channel. Respekt. Ia doli.