Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin fotot e të riut që i mori jetën efektivit sot në Lezhë/ Me àrmë në dorë krahë Edi Ramës: Je bërë më i keq se Edi Rama i kanë thënë…





21-vjeçari, Aldi Rama është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vr asjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha. Forca të shtuara të po licisë janë duke kërkuar për kapjen e tij, si dhe nga ajri është ndërhyrë me helikopterë.

Por ndërsa tani Aldi u shfaq si autori i një krimi tejet të rëndë, vite më parë ai ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama. Vëmendjen e tërheq edhe komenti epik i një të afërmi të tij, i cili thotë se Aldi është bërë shumë më i keq se Rama.

Ngjarja

Top Channel ka mësuar detaje të reja për rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Mësohet se vr asja ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga po licia në Ishull Lezhë. Pol icia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte.

Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori është larguar në këmbë.

Po licia aksion me helikopterë

Po licia e Lezhës ndihmuar nga forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Pol
icisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e autorit.

Sikurse shihet edhe nga pamjet po licia ka ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë për lokalizimin e të riut, i cili në këto momente është një rrezik potencial, pasi është duke qarkulluar i ar matosur.

Pol icia ofron 20 mijë euro shpërblim

Pol icia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vr asjes së Saimir Hoxhës dhe çdo persona që ka informacion mund të kontaktojë në numrin 0694110853, duke iu garantuar anonimati i plotë.