Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin emrat e dy të prekurve me Koronavirus, ja lagjja ku banojnë

Në orët e para të ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook konfirmoi dy raste pozitive me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për babë e bir. Djali, 28 vjeç kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Gazetari i Abc News Simon Shkreli zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë. Ndërkohë “abcnews.al” zbulon se dy të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.