Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin dokumentet nga agjencia e Inteligjencës/ Putin ka ndërmend të bëjë èkzekutime në publik

Zyrtarët evropianë të inteligjencës pretendojnë se Rusia po planifikon të organizojë ekze kutime publike në qytetet e pus htuara të Ukrainës në një përpjekje për të thyer moralin.

Burimi i informacionit është një zyrtar anonim, i cili pretendon se ka parë dokumente nga ag jencia ruse e inteligjencës, Shërbimi Federal i Sigurisë, raporton Bloomberg.

Kjo duke hequr qeverinë në Kiev, e cila ka fituar lavdërime në mbarë botën për s fidën e saj përballë agresionit dër rmues ush tarak.

Trupat ruse po marshojnë në qytetin juglindor të Mariupolit, megjithëse Ukraina ka ende kontroll mbi qytetin.

Ushtria ruse gjithashtu deklaron se ka kontroll mbi Kherson, dhe zyrtarët lokalë ukrainas konfirmuan se forcat ruse kanë marrë selinë e qeverisë lokale në këtë port të Detit të Zi me 280,000 banorë – qyteti i parë i madh që ra që nga fillimi i luftës.

Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i kërkoi edhe një herë Putinit që të takohej me të për të arritur një marrëveshje.

Ai tha: “Unë duhet të flas me Putinin, bota duhet të flasë me Putinin, sepse nuk ka mënyra të tjera për ta ndalur këtë lu ftë”.

Kombet e Bashkuara raportojnë se më shumë se një milion refugjatë po ikin në vendet fqinje, duke krijuar një nga krizat më të rënda humanitare në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.