Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin detajet/ Ja cfare ndodhi ne takimin mes kryeministrit izraelit me Putinit dhe Zelenskyt

Izraeli beson se Ukraina është në një udhëkryq kritik dhe duhet të vendosë midis një oferte ar mëpushimi “të vështirë” të paraqitur nga Rusia ose të rre zikojë një fazë të re, shumë më shkatër ruese në luf të, thanë gazetarët e informuar nga zyrtarët qeveritarë izraelit të martën.

Dy mediat izraelite Axios dhe Maariv raportuan detaje mbi bisedat e fundit të kryeministrit Naftali Bennett me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa ai është përpjekur të ndërmjetësojë mes palëve.

Thuhet se Bennet nuk i ka paraqitur asnjë nga liderëve një propozim izraelit për ar mëpushim por ka përcjelljë mesazhet nga njëri lider te tjetri, thanë zyrtarët.

Zyrtarët izraelitë të cituar nga të dyja mediat thanë se palët i kanë “zbutur” qëndrimet e tyre: Rusia, thanë ata, nuk do të kërkojë ndryshimin e regjimit në Ukrainë dhe nuk dëshiron më të çm ilitarizojë gjithë vendi, por vetëm rajonin e Donbasit në lindje.

Zyrtarisht, Moska ka thënë se do të tërheqë trupat menjëherë nëse Ukraina ndalon lu ftimet, e njeh Krimenë si ruse, miraton legjislacionin që e detyron atë për neutralitet, që do ta mbante atë jashtë NATO-s dhe t’i njohë zonat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si të pavarura.

Zelensky i ka përshkruar kërkesat si të tepërta dhe ka treguar se nuk beson se Rusia po negocion me mirëbesim.

“Ne nuk jemi gati për atë kapitullim sepse nuk ka të bëjë me mua, por me njerëzit që më zgjodhën mua,” tha ai për median amerikane ABC.

Të dy raportet e mediave izraelite pretenduan se Izraeli dhe Perëndimi nuk kanë ndërmend të bëjnë presion ndaj Zelensky-t për të bërë një zgjedhje ose një tjetër, por ata besojnë se ai tani përballet me një vendim të ashpër: po të pranojë kërkesat e Rusisë, ai me gjasë do të përballet me reagime intensive publike dhe të humbasë zyrtarisht pjesë të kombit të tij – ose të mbetet i palëkundur në pozicionin e tij parimor kundër Rusisë, por duke ndezur një fazë shumë më të përgjakshme të luftës dhe duke sjellë shumë më tepër shkatërrim.

Kryeministri izraelit vizitoi Moskën për një takim me Putin të shtunën, duke u përpjekur të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës.

Pas takimit me Putinin, Bennett foli me Zelensky dhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe shkoi në Gjermani për bisedime me kancelarin Olaf Scholz. / imesofisrael.