Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin detajet e rënda nga ngjarja në Lezhë/Autori tentoi të përplasë me makinë 2 efektivët e tjerë pasi vråu efektivin 44-vjecar…





Detaje të reja dalin në dritë nga vr asja e oficerit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha. Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se autori i dyshuar i kësaj vr asjeje, 21-vjeçari Aldi Rama, pasi ka qëlluar me ar më zj arri oficerin Hoxha, është larguar nga vendngjarja me makinën tip “Volswagen”.

Sipas raportimeve, teksa po tentonte të bënte këtë gjë, i riu ka tentuar të përplasë me makinë dy efektivët të tjerë që shoqëronin Hoxhën, të cilët kanë ndërhyrë për ta neutralizuar.

Më pas, mësohet se Rama është larguar rreth 2 km dhe aty më pak ka braktisur mjetin. Dyshohet se 21-vjeçari është futur në një zonë me bimësi të dendur. Sakaq, raportohet se policia ka lokalizuar vendndodhjen e tij dhe po mendohen rrugët se si mund të arrijnë te ai.

Si ndodhi ngjarja:

Mësohet se me urdhër të drejtorit të qarkut një grup oficerësh krimesh shkuan për kontroll territori në ishull Lezhë pas dyshimeve se mund të kishte kultivim lëndësh narkotike. Grupi përbëhej nga oficerë krimesh mes të cilëve ishte dhe nënkomisari Saimir Hoxha. Brenda zonës së mbrojtur në Kune Vain u konstatua mjeti i 21-vjeçarit Aldi Rama. Policia i bëri shenjë të ndalonte dhe oficeri Saimir Hoxha shkoi për të kryer verifikimin e drejtuesit të mjetit, kur ky i fundit qëlloi ndaj oficerit të policisë në një distancë të afërt.