Ç’po ndodh te burgu 313? Qytetari: Të dënuarit janë revoltuar dhe po fishkëllejnë
Pak orë më parë u bë me dije lajmi se një shtetas italian në burgun 313 në Tiranë rezultoi pozitiv me Covid-19.
Shkaku i infektimit të tij nuk është bërë me dije, ndërsa ai është vendosur në izolim.
Infektimi i tij duket se ka shkaktuar revoltë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
E themi këtë pasi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video mbrëmjen e sotme nga zona ku ndodhet burgu.
Në video dëgjohen thirrje dhe fishkëllima të të dënuarve, të cilat dyshohet se kanë ardhur për shkak të infektimit të të burgusorit italian. Qytetari që e ka dërguar videon shprehet se kjo situatë po vijon prej disa minutash, por nuk dihen shkaqet.
Ai shkruan:
Pershendetje JOQ! Shikoni c’po ndodh ne burgun 313. Te denuarit jane revoltuar dhe po fishkellejne. Mendohet se po ndodh per shkak te te denuarit italian qe rezultoi i infektuar me koronavirus.
Kujtojmë këtu që i infektuari italian në burgun 313 është shtetasi Xh.Cosimo, i cili është dënuar pasi ishte pjesë e një grupi mafioz. Ai kërkohet të ekstradohet nga Italia. I dënuari rezulton se është arrestuar nga RENEA në vitin 2016.
Pas publikimit të lajmint ka reaguar edhe ambasada italiane e cila kishte dyshimet e saj dhe kërkoi informacion zyrtar për shtetasin e saj që ndodhet në burg.