Lajme Javore

Informohu i pari

Ç’po ndodh në Itali? Rritet sërish numri i vikt imave nga koronavirusi, shtohen frikshëm edhe rastet e reja

Bilanci i vikt imave nga koronavirusi në Itali ka shënuar sërish rritje në krahasim me një ditë më parë.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë hum bur jetën 619 persona nga koronavirusi, ose 49 vik tima më shumë se dje, ku u shënuan 570 jetë të humbura.

Numri total i vikt imave nga Covid-19 në Itali këtë të shtunë ka arritur në 19,468.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infek tuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vikt imat, ka shkuar në 152,271.

Edhe ditën e sotme mbi 2 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi, duke lënë ambientet e spitaleve.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 32,534 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 3381 të tjerë ndodhen në gjendje kri tike për jetën, në terapi intensive.

Një tjetër e dhënë shqetësuese është rritja e rasteve të reja. Këtë të shtunë, janë konfirmuar edhe 4694 raste të reja përgjatë 24 orëve të fundit.

Deri më tani, në Itali janë kryer gjithsej 963,473 teste, ku mbi 57 mijë prej tyre janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve aktive me koronavirusi në Itali ka arritur në 100,269.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vikt ima në 24 orë.