Lajme Javore

Informohu i pari

C’paska qenë kjo/ Monika nxjerr nga krevati të dashurin e Fifit, Adisin

Monika Lubonja ishte sot e ftuar në “Shqipëria Live”, ku mes të tjerash foli për miqësinë e saj me Fifin. Ajo tregoi se këngëtarja e ka prezantuar me të dashurin e saj, Adis Patushin.

“E kam takuar të dashurin e Fifit. U lumturova shumë dhe i kam thënë se ke vajzën më të mrekullueshme në krah, por kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate”, u shpreh aktorja.

Më tej ajo tregoi se sonte do të flejë në shtëpinë e Fifit.

Monika: Mund të darkojmë të tre, por do t’i them që këtë natë…

Flor Gjini: Do ta nxjerrësh sot atë nga krevati…

Monika: Dhëndrit do t’i themi këtë natë bëj si bëj ti dhe 24 orë ma lër mua