CoVid-19 nuk ka të ndalur në Shkodër/ Ja sa raste dalin pozitiv pas kryerjes së testeve në dy familjet e prekura
SHKODËR- Në qytetin e Shkodrës janë shënuar sërish raste të reja me CoVid-19.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se së fundmi 9 raste të reja kanë rezultuar pozitiv pas kryerjes së analizave për koronavirusin e ri. Edhe këto 9 raste janë pikërisht nga dy familjet e infektuara në qytetin e Shkodrës. Rastet janë zbuluar pas kryerjes së të paktën 20 testeve një ditë më parë nga Shëndeti Publik.
Epidemiologët ndërkohë po gjurmojnë kontaktet që këto pacientë kanë pasur me persona të tjerë në mënyrë që të zbulohen dhe më pas izolohen raste të tjera mbartës të virusit vde kjeprurës.
Në total numri i të infektuarve në Shkodër ka shkuar në 35, megjithatë gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë do të bëjë publike të gjitha rastet e zbuluara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.