“Covid-19 ka ulur ndjeshëm dëshirën sek suale te shqiptarët”, andrologu: Një rënie e tillë s’ka ndodhur kurrë më parë!
Prej më shumë se 6 javësh, i gjithë vendi është izoluar për shkak të pandemisë Covid-19, e cila është përhapur me shpejtësi në mbarë botën, duke regjistruar mbi 168 mijë vikt ima në rang global.
Mirëpo, përveç frikës e str esit, koronavirusi duket se ka ulur ndjeshëm edhe dëshirën sek suale te shqiptarët.
Një gjë e tillë është pohuar nga andrologu dhe sek sologu i njohur Ervin Dani, i cili ka deklaruar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, se një nga pasojat psiko-fizike të Covid-19 në shoqëri është edhe reduktimi i aktivitetit sek sual.
Dani theksoi se numri i vizitave apo konsultave mjekësore ka pësuar rënie drastike që prej shpërthimit të koronavirusit, ndërsa shton se një gjë të tillë nuk e ka hasur kurrë më parë në karrierën e tij si mjek.
Ai tha:
Dua të vlerësoj që po diskutoni një temë që deri para shumë kohësh ishte tabu`. Unë si mjek që merrem me shëndetin se ksual prej 40 vjetësh ju përgëzoj. Unë mund të them që me problemet që ne po kalojmë sëbashku, kërkesat për të diskutuar apo për të marrë konsultë për marrëdhëniet sek sualet në 2 muajit e fundit kanë një rënie. Neqoftese unë jam një mjek që konsultoj rreth 30-40 raste në ditë për problemet e disfunksionit elektril apo çrregullimet sek suale në kohë normale, në ditët e sotme kjo kërkesë ka rënë në 2-3 konsulta në ditë, edhe pse një pjesë e konsultave janë kthyer online. Por mund të them që kjo është një rënie që unë nuk e kam vënë re gjatë gjithë jetës sime.
Më tutje, mjeku sek solog nënvizoi se kjo rënie drastika e vizitave mjekësore dëshmon se situata që po kalojmë prej koronavirusit, ka ndikuar ndjeshëm edhe në jetën sek suale të njerëzve.
Ai shtoi:
Marrëdhëniet se kusale pavarësisht se janë një moment instikti, në raste të veçanta kur kemi një stres dhe një problem më të madh që dominon në marrëdhënien në çift, si rrjedhojë dhe marrëdhëniet se ksuale zvogëlohen dhe në rastin konkret kjo situatë ulë dëshirën se ksuale. Një rast tjetër mund të jetë që edhe kur një çift ka një problem më të madh që e shoqëron, kalon në “dorë të dytë” marrëdhënien e tyre sek suale.
Përveç kësaj mund ta trajtojmë problemin edhe në kuadrin e faktorit psikologjik. Në rastin konkret kemi një ngacmim të sistemit nervor simpatik, ku pjesë e tij është sistemi nervor i alarmit, pra të gjithë jemi të ngacmuar për situatën që po kalojmë prej koronavirusit, dhe ky sistem bën që të ulim efektet e ere ksionit dhe aktivitetit se ksual.