Lajme Javore

Informohu i pari

Conte: Nëse Evropa nuk ndihmon, heqim dorë prej saj

Kryeminsitri Italian Giuseppe Conte, ka reaguar pas qëndrimit ‘indiferent’ që BE ka mbajtur ndaj Italisë në situatën e krijuar prej pandemisë së Koronavirusit.

Është në interesin e ndërsjellë që Evropa të pësojë një ‘goditje’, përndryshe duhet ta braktisim ëndrrën evropiane dhe të themi sikush për vete por do të përdorim burime të trefishta, të katërfishta, për të dalë nga kjo krizë dhe nuk do kemi garancinë se po veprojmë në mënyrën më të mire të mundshme, më efektive dhe në kohë.
Kryeministri Conte tha këto fjalë në një intervistë për “Bild”.

Arsyetimi i Contes, është se nëse Evropa nuk jep ndihmesë financiare, Italia do të detyrohet të përballet me gjendjen emergjente plotësisht me burimet e veta.

Vetëm dje kam pasur një konfrontim me shkencëtarët tanë, ata më konfirmuan se kurba epidemiologjike në Itali po përmirësohet, kështu që efekti i masave kufizuese të miratuara deri më tani po fillon të ndjehet. Është një efekt pozitiv, përmirësohet numri i të shëruarve dhe numri i të infektuarve po zvogëlohet. Jam i sigurt se nëse vazhdojmë përgjatë kësaj linje dhe me këtë qasje do të vazhdojmë të kemi gjithnjë e më shumë rezultate pozitive, do të jemi në gjendje të dalim nga faza më kritike e urgjencës.
Po ashtu ai ka deklaruar se nuk do ketë asnjë lehtësim për masat kufizuese që janë ndërmarrë deri në këto momente në Itali.