Lajme Javore

Informohu i pari

Ç’na ëmbëlsoi ditën! Olta Boka tregon tortën e veçantë në 1 mujorin e së bijës: Një muaj mjaltë me ty

Para një muaji, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Herë-herë Olta ka publikuar momente pranë së voglës në rrjete sociale, duke treguar që ajo i ka ëmbëlsuar jetën. Deri më tani këngëtarja ende nuk e ka zbuluar portretin e së bijës.

Sot është bërë një muaj që nga lindja e saj dhe Olta ka ndarë me ndjekësit tortën e veçantë që ka përgatitur. “Një muaj mjaltë me ty”, ka shkruar ajo krahas fotos.