Lajme Javore

Informohu i pari

Cmimi i naftës në stratosferë/ Rama jep lajmin e keq: Do të kemi edhe krizë energjie

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për media se çmimi i naftës ka kërcyer sërish sot.

Ai deklaroi se do të vazhdojë rritja, teksa foli për krizën energjetike. Rama u shpreh se kur paralajmëroi para disa muajsh krizën energjetike, nuk e kishte menduar në asnjë moment se do të kishte lëvizje të arm atosur nga Rusia.

“Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë. Shqipëria është drejtpërdrejtë e prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet drejtpërdrejtë nga tregu, është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas.

Shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është njësoj. Duhet të përgatitemi psikologjikisht për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë. Edhe kjo mund të vijë edhe pse është skenari më dramatik”, tha Rama.