Lajme Javore

Informohu i pari

Çifti me Koronavirus në Elbasan, gruaja punonte në spitalin e qytetit

Ditën e sotme ka pasur një rritje të lehtë të rateve të reja të të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri ku janë evidentuar vetëm 9 raste në 24 orët e fundit.

Por e kundërta ka ndodhur me qytetin e Elbasanit ku 3 raste të reja u regjistruan mëngjesin e sotëm duke bërë që të shkojë në 15 numri i të infektuarve.

Para disa ditësh mediat njoftuan rastin e një burri 46-vjeçar të infektuar me koronavirus po në këtë qytet i cili u regjistrua edhe si rasti i 11 me Koronavirus.

Po ashtu pozitive rezultoi edhe gruaja e tij por askund në media nuk u përmend se ajo është punonjëse në spitalin e Elbasanit.

Ndërsa mësohet se bashkëshorti i saj është pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Një qytetar ka shkruar sot në redaksinë e JOQ Albania.

Ai aludon se gruaja me koroanvirus në Elbasan mund të jetë bërë shkak për infektimin e shumë personave të tjerë:

Pse nuk e tregojne lajmet qe gruaja e atij zoterise ne Elbasan qe u infektua para dısa ditesh punon ne spital? Sa mund te kete infektuar ajo.