Lajme Javore

Informohu i pari

Çfarë ndodhë nëse i hani TRI VEZË ÇDO DITË? Edhe miqtë e familja do të befasohen me rezultatet tuaja

Nëse dëshironi t’i përmirësoni nivelet e proteinës, atëherë vezët janë zgjidhja më e mirë. Jo vetëm që janë të thjeshta dhe të lehta për t’u përgatitur, por gjithashtu janë edhe të lira.

Një vezë e zier përmban 85 kalori dhe shtatë gramë proteinë. Gjithashtu, ato kanë shumë efekte të mira shëndetësore, si:

Sistem më të mirë të imunitetit

Filloni të konsumoni vezë rregullisht nëse dëshironi t’i mbani bakteret dhe viruset larg përmes një mënyre natyrale dhe të shëndetshme. Konsumoni një vezë të madhe sepse ajo mban afër çerekun e sasisë ditore të selenit që ju nevojitet. Seleni është vlerë ushqyese që e përmirëson sistemin e imunitetit dhe i kontrollon hormonet tiroide, transmeton Telegrafi.

Kolesterol më të mirë – Vezët përfshijnë kolesterol, por nuk do të thotë se kanë efekt në rritjen e kolesterolit të keq. Pra, ato e rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.

Nivele të rritura të energjisë

Vitamina B2 ndryshe njihet edhe si riboflavin. Kjo vitaminë është e rëndësishme sepse e ndihmon trupin ta konvertojë ushqimin në ‘karburant’. Pra, për këtë ju duhet më shumë energji dhe vetëm një vezë përmban 15 për qind të sasisë ditore të vitaminës B2 që ju nevojitet.

Lëkurë dhe flok më të shëndetshëm

Përveç vitaminës B2, vezët janë të pasura edhe me vitaminat B5 dhe B12. Ky kompleks i vitaminave B janë të rëndësishëm sepse ju sigurojnë flokë, lëkurë dhe thonj më të shëndetshëm.