Lajme Javore

Informohu i pari

“Çfarë duhet të themi për Ramën, që është Perëndi?” Aleksis Tsipras bën deklaratën e pabesueshme për Shqipërinë

Kreu i opozitës greke, Aleksis Tsipras gjatë një intervistë për televizionin grek, “Kontra Channel’ ka krahasuar situatën e vendit të tij me Shqipërinë, përsa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri grek ka deklaruar se masat e marra nga Greqia janë të mira, por jo si ato që ka ndërmarrë Shqipëria.

Tsipras ka deklaruar se nëse do thoshte që Greqia ishte qeveria më e mirë në botë, “atëherë ç’duhet të thoshte për Edi Ramën që është Perëndi”.

“Greqia është mirë sa i takon pandemisë, nëse krahasohet në rang botëror. Masat janë të mira, jemi shumë mirë si renditje, por nuk jeni qeveria më e mirë në botë. Nëse themi se jeni qeveria më e mirë në botë, çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që është Perëndia? Shqipëria ka vetëm 25 v iktima.”, ka thënë ai.

Qeveria shqiptare ka marrë vlerësime edhe për gjestin e dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar Italinë fqinje, vendi i cili pati përhapje të mëdha të koronavirusit dhe vde kje të konsiderueshme.