Çani pyet Ramën: Kujt do t’ja lësh ‘timonin’ nëse të ‘kap’ koronavirusi?
Çfarë do të bënte kryeministri i Shqipërisë nëse do të infektohej nga koronavirusi? Kujt do t’ja linte drejtimin e qeverisë në këtë kohë?
Këto pyetje i ka drejtuar gazetari Arian Çani i ka drejtuar kryeministrit Rama, i cili deklaroi se nëse e zë koronavirusi, ‘timonin’ do ta mbajë për vete afër respiratorit, ndërsa ‘drejtimin’ e qeverisë ta marrë kush të dojë.
Pjesë nga biseda
Çani: Kujt do t’ja lësh drejtimin e qeverisë po u infektove?
Rama: Timonin do ta mbaj vetë tek resperiatori, drejtimin ta marrë kush të dojë.
Çani: Po ‘Ben Tigrit’ (Ministri Arben Ahmetaj) çfarë porosie do t’i lije?
Rama: Do i them, o ti o korona duhet të keni ikur kur të dal nga këtu./EXPRESS