Lajme Javore

Informohu i pari

Bum infeksionesh në Tiranë e Fier, zgjerohet harta në Shkodër dhe Elbasan

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 400. Kjo pas evidentimit të 17 rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Për fat të keq në vendin tonë prej koronavirusit kanë humbur jetën 22 persona.

Ndërsa janë shëruar 154 persona. Ndërkohë harta e infeksioneve është zgjeruar në Tiranë me 9 raste në Elbasan me 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë dje 181, sot 190 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnje 5 raste

– Elbasan dje 11 raste sot 12 raste

– Fier dje 26 sot 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër dje 44 sot 45 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste