Lajme Javore

Informohu i pari

Bujar Qamili është shtruar në spital/ Miku i tij tregon gjendjen e këngëtarit të njohur

Dje u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtari i njohur i muzikës popullore është shtruar në gjendje të rëndë në spital pas infektimit nga COVID-19.

Këto lajme i hodhi poshtë miku i tij, Ramazan Çeka, i cili bëri të ditur se Bujar Qamili nuk është i prekur nga koronavirusi, dhe është në gjendje të mirë edhe pse ka disa probleme të tjera shëndetësore.

Ditën e sotme, Çeka ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, ku sqaroi se Bujari ka shkruar në Itali pasi është rezident atje dhe do rinovonte dokumentet.

“Gjendja e tij është drejt stabilizimit. Kam folur me të para gjysmë ore. Ai shkoi në Itali për dokumentet dhe gjatë qëndrimit atje pati një shqetësim me veshkat. Pasi ka bërë disa analiza, mjeku i ka thënë që të shtrohet në spital”, tha Ramazani.

Ky i fundit shtoi se Bujari është ende në spital, por shpresonte që Vitin e Ri ta festonte në Shkodër.

I pyetur se si i mori lajmet rreth tij Qamili,Çeka u shpreh si nuk i ka thënë ende asgjë.

“Sigurisht që nuk janë lajme të mira dhe nuk kam arsye që t’i them për aq kohë sa është në spital. Ne shpresojmë që Vitin e Ri ta kalojë në Shkodër. Kam vite që punoj dhe udhëtoj me Bujarin. Ne presim që gjithmonë nëse del nga spitali të mbarojmë planet që kishim. Ka 2-3 këngë të reja që pret ti publikojë, por kjo varet nga vlerësimi i ekipit të spitalit, nëse do dalë apo jo”, përfundoi ai.