Lajme Javore

Informohu i pari

Britania jep lajmin e madh: Të enjten nis testimi i vaksinës kundër Covid-19 te njerëzit

Një vaksinë kundër Covid-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit në Britaninë e Madhe duke nisur nga e enjtja e kësaj jave.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili tha janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të zhvilluar vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit.

Z.Hancock tha:

Qeveria britanike do t’u japë shkencëtarëve një fond prej 20 milion paundësh për t’i ndihmuar në projektin e tyre.
Vaksina, e njohur si ChAdOx1 nCoV-19 do të testohet në bashkëpunim me Spitalin Universitar në Southampton.

Kjo është vaksina e parë që kalon në prova klinike dhe mbart me vete shpresë të madhe se do të sigurojë një ‘çelës’ për të mposhtur koronavirusin dhe që do të mundësojë daljen nga izolimi.

Virusi potencialisht vde kjeprurës ka infektuar më shumë se 125 mijë njerëz dhe u ka ma rrë je tën mbi 17 mijë të tjerëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë Britaninë një nga vendet më të goditura në botë nga Covid-19.