Lajme Javore

Informohu i pari

Britani/ Në mungesë të mjeteve mbrojtëse, infermierëve u kërkohet të mbajnë frymën teksa kurojnë pacientët e infektuar

Pavarësisht se Matt Hacock deklaron se në Britani janë të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar pandeminë, punonjësit e sektorit të shëndetësisë demostrojnë të kundërtën.

Mjekët dhe infermierët po detyrohen të ripërdorin maska ​​dhe të mbajnë frymën gjatë kryerjes së procedurave mjekësore për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse.
Dr Rinesh Parmar, kryetar i Shoqatës së Mjekëve në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një studim i mjekëve kishte zbuluar se pothuajse gjysma thonë se ata nuk kanë asnjë mbrojtje, pasi ai ngriti shqetësime në lidhje me sigurinë e stafit të frontit NHS.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të bërë më shumë në testime, duke pretenduar se mjekët po shkonin në qendra për t’u kontrolluar dhe janë larguar sepse emrat e tyre nuk ishin në listë.