Lajme Javore

Informohu i pari

Breshka gjigande bie në rrjetën e peshkimit në Vlorë, peshkatari e lëshon sërish në ujë: Ik dhe thuaj që ka njerëz të mirë këtej

Pak momente pa temë koronavirusin në këto ditë të ngarkuara psikologjikisht për të gjithë i sjellin këto pamje të një kafshë uji e kapur në ujërat e Adriatikut.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se një breshkë uji Kareta-kareta ka rënë në rrjetën e një peshkatari në Vlorë i cili sapo e ka pikasur e ka çliruar dhe lëshuar përsëri në ujë.

Në video dëgjohet që peshkatari i zonës së Poros e quan Lule dhe i thotë me nota shakaje “Ik dhe thuaj që ka njerëz të mirë këtej”.