Lajme Javore

Informohu i pari

Breshëri zbardhi Shkodrën në mes të majit/ Ja pasojat e rënda që ka sjellë

Ulja e temperaturave ditët e fundit ka sjell reshje shiu dhe mot të keq në disa zona të vendit. Shkodra është një ndër qytete që është përballur me stuhi si pa sojë e uljes së temperaturave.

Një ditë më parë rrugët e qytetit janë zbardhur nga breshëri që ka përfshirë zonën. Nga pamjet e videos shikojmë sesi prania e breshërit ka zbardhuar rrugët.

Ndërsa automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra.

“Në disa rrugë të qytetit të Shkodrës, reshjet intensive të breshërit kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve mëngjesin e sotëm. Menjëherë, ka nisur puna për pastrimin e rrugëve, ndërsa u bëjmë thirrje pronarëve të bizneseve, të pastrojnë trotuaret para njësive të tyre tregtare për të lehtësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve,” shkruan Bashkia e Shkodrës.