Lajme Javore

Informohu i pari

Brace i kthehet keq Ramës/ Kudo po ulet nafta, në Shqipëri vetëm po rritet: C’bën qeveria

Erion Braçe nuk i ndal akuzat ndaj strukturave shtetërore. Ai njihet për oponencën brenda Partisë Socialiste dhe duket sikur nuk do t’ia dijë fare se bëhet fjalë për një parti në pushtet.Së fundmi Braçe u ndal te çmimi i karburanteve dhe tha me të lartë se kjo që po ndodh aktualisht nuk ka aspak kuptim.

Duke marrë parasysh shifrat në bursën ndërkombëtare, shifrat në Shqipëri nuk kanë sens.Çmimi i karburanteve në vend vijon të mbetet i lartë, teksa sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, nafta shitet me 248 lekë/litri. Kjo duket vërtet një tepri e madhe nga shteti.Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka etiketuar sot bordin se nuk po bën transparencë më çmimet, për shkak se në bursë ai ka rënë, ndërsa tek ne vazhdon të jetë më çmim të lartë.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se në 31 maj çmimi ishte 120 dollarë për fuqi ndërsa tashmë në bursë ka rënë në 112-113 dollarë për fuqi.A do e dëgjojë kush deputetin e PS-së? A do dalë kush në protestë? Jo, asnjëra nga këto nuk do të ndodhë. Fat i madh për njerëzit që drejtojnë këtë vend. Janë me fat që kanë kolltukun.