Lajme Javore

Informohu i pari

Bota në alarm nga koronavirusi, australianët dynden në plazhe

Plazhet e Sidneyt në Australi janë pushtuar nga mijëra qytetarë që kanë shijuar kohën e mirë, duke injoruar plotësisht rregullat e distancimit social si masë kundër përhapjes së koronavirusit.

Mijëra njerëz shihen krah njëri-tjetrit të dyndur në bregdet apo edhe parqe duke thyer ndalimin e qeverisë për grumbullime në publik me më shumë se dy persona.

Policia australiane ka gjobitur disa qytetarë me 1000 dollarë për këto shkelje, por as kjo nuk i ka penguar qytetarët që të tregoheshin të pakujdesshëm, duke u ulur dhe ecur së bashku në grupe të mëdha.

Australianëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi përveçse nëse do të shkojnë në punë ose shkollë, të bëjnë pazar apo të vizitohen për shëndetin.

Takimet e më shumë se dy personave, përveç familjarëve janë të ndaluara, siç janë të gjitha aktivitetet jo të rëndësishme.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA