Lajme Javore

Informohu i pari

Bora dhe Donaldi kthehen bashkë/ Po Atdheu i habit të gjithë me komentin e tij

Stilisti Valdrin Sahiti organizoi mbrëmjen e djeshme ne sfiliatë të madhe mode në Prishtinë, ku morën pjesë personazhe publike nga Kosova e Shqipëria.Të ftuar në këtë promovim kanë qenë edhe aktori, Donald Veshaj e moderatorja, Bora Zemani. Raporti i të cilëve duket se është përmirësuar pasi dyshja u panë mbrëmë duke qëndruar krah njëri-tjetrit në një klub nate në Prishtinë.Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina ka thumbuar Bora Zemanin pas lajmeve se është ribashkuar me Donald Veshaj.

Atdheu, i cili është përfolur shumë për raportin me moderatoren, ka publikuar disa foto, ku edhe pse nuk përmend emra, është interpretuar si një ironi ndaj ribashkimit të tyre.Në fillim, ai ka publikuar një emoji të Tokës, detaj që është interpretuar si një mesazh se “bota është e rrumbullakët”. Më pas, krahas disa fotove të tij, ai ka shkruar:“Dikur nga fundi më tha njeri i vogël. Por para dashurisë jemi të vegjël të gjithë”, fjalë të cilat i ka shoqëruar me një emoji.