Lajme Javore

Informohu i pari

Bolino: Pronarët e mediave me gjysmë miliardë euro pasuri s’kanë të drejtë të kërkojnë para nga qeveria

Midis botuesit Karlo Bolino dhe gazetarit Robert Rakipllari u zhvillua një debat në lidhje me krizën që ka sjellë koronavirusi për biznesin. Gjatë emisionit ‘Open’ Robert Rakipllari u shpreh se qeveria Rama duhet të ndihmojë mediat.

Gjatë fjalës së tij ai tha se qeveria Rama duhet të ndihmojë gazetarët në këto kohë krize.

Këtë gjë e kundërshtoi, Karlo Bolino i cili tha se një nismë e tillë nuk do të ishte e mirë. Bolino vazhdoi më tej duke u shprehur se kjo gjë nuk është e logjikshme për t’u bërë, pasi ka pronarë mediash që deklarojnë pasuri 500 milionë euro.

Më pas ka vazhduar:

Si mund të kërkojnë para ata që deklarojnë 500 milionë euro pasuri? Ata që kanë deklaruar se kanë gjysmë miliardë euro pasuri, nuk kanë të drejtë të kërkojnë para nga qeveria.
Sjellim në kujtesë se thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në vendin tonë, po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.