Lajme Javore

Informohu i pari

Bledi Fevziu ua ben per zili te gjitheve/ Ja ku po e kalon fundjavën

Blendi Fevziu po kalon kohë me familjen në Pragë. Udhëtimin e radhës ai po e dokumenton edhe në rrjetin social Instagram. SHIKO VIDEONAi na ka treguar një tjetër anë të tij ku siç duket në videon e postuar së fundmi shohim një Blendi të “zhveshur nga kostumi i gazetarit”.Në videon që ai ka postuar shihet me vajzën e tij të vogël Alis teksa po argëtohen në shoqërinë e njëri- tjetrit duke luajtur një lojë me hedhje. I ftuar te Rudina Magjistari, dhe i pyetur sesi e ndjen veten përballë dy vajzave, Mishel dhe Alis, Fevziu thotë se është një emocion shumë i ndryshëm.

Me Mishel nuk jam angazhuar aq shumë se kam pasur më pak kohë. Ajo është rritur pa qenë unë aq i pranishëm, ndërsa me të voglën, e kam thënë, kam qenë më pranë saj…” – tregon Blendi. Por si i ka ai marrdhëniet me të bijat larg kameras?Me Mishel që është adoleshente, Blendi thotë se e ka atë një shoqe shuëm të mirë dhe bnë biseda nga më të ndryshmet për të, ku nuk mungojnë bisedat për shopping, modën dhe gjëra të tjera të moshës së saj.Për vajzën e vogël, Alis, për momentin, ajo e sheh Blendin si partner në lojë: “Për momentin, jam partneri i saj në lojë. Kush më sheh me të, më thotë “bobo, paska rrjedhur”, aq shumë argëtohem me të. Bëjmë çdo gjë bashkë, shkojmë nga fusha për të luajtur”, tregon Fevziu.