Lajme Javore

Informohu i pari

Bima qe sheron 100 sem undje

Kjo bimë mjekësore ka veti shëruese edhe për disa sëm undje të tjera. Kënaja, zgjidhje natyrale për dhimbjen e kokës.
Kur është diagnostikuar mirë shkaktari i migrenës, mund të përdorim edhe një kurë natyrale, pa asnjë efekt anësor, përveçse qetësues, siç është kura me KËNA. Kur dhembja e kokës nuk është shkaktuar me ndonjë materie të dëmshme, e cila kërkon pastrimin e zorrëve, atëherë lyerja e sipërfaqes së kafkës me lëng të zier të kënasë mund të jetë e dobishme. Në mjekimin e dhembjes së kokës KËNAJA mund të vihet gjithashtu si kompresë e nxehtë, që bëhet nga pluhuri i saj i përzier me uthull. Kjo bën që të hiqet dhembja dhe të qetësohen nervat. Dobitë nga ky zbatim nuk janë të kufizuara vetëm në shërimin e dhembjes së kokës dhe kjo është e dobishme gati për çdo dhembje të ekstremiteteve, por do të veprojë edhe në tonusin e muskujve. Përdorimi i kompresave të nxehta të KËNASË, si lidhëse rreth indit të fryrë për shkak të nxehtësisë ose rreth indit të fryrë të trupit do të qetësojë zonën e pezmatuar.

PËRDORIMET E TJERA MJEKËSORE
Nëse gjethet e kënasë lihen në ujë gjatë natës dhe ky ujë i kulluar merret çdo mëngjes, për 40 ditë me radhë është efikas në shërimin e lebrës dhe të plagëve. Nëse gjethet e thara të kënasë mbahen në rroba, ato shërbejnë si largues insektesh. Nëse aplikohet pasta e kënasë në thonj, lustra e thonjve shtohet dhe nëse aplikohet në këmbë, është efikase në sindromën e djegies së këmbëve. Vaji i përdorur nga vaji i ullirit dhe nga gjethet e kënasë është shumë efikas. Kënaja ndihmon, gjithashtu, në shërimin e variolës në stadin e saj fillestar. Balsami i kënasë mund të përdoret në shërimin e thyerjes, infeksionet, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e thonjve.

Kënaja ndihmon në rritjen, bukurinë dhe volumin e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson shikimin, shtë e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave dhe të thatëve ndërmjet këmbëve. Në Malajzi kënanë e përdorin, duke i zier gjethet e saj dhe duke e pirë, kundër sëmu ndjeve reumatike ose çrregullimet e lukthit. Mjekësia moderne ka vërtetuar me anë të zbulimeve më të reja se në të gjenden përbërës si: naphthochinon, laësone, tannin dhe të tjerë përbërës, të cilët ndihmojnë lëkurën e lyer me këna, që të djersitet më pak. Po ashtu kënaja ka veti edhe për mbrojtjen e lëkurës dhe të flokëve nga rrezatimet ultraviolete (UV) në mënyrë natyrore. Ditët e sotme kënaja përdoret me sukses shumë të madh në përgatitjen e shumë preparateve të kozmetikës nëpër botë, pa efekte anësore dhe pa toksina, të cilat mund të jenë shumë të dëmshme për trupin e njeriut. Kënaja përdoret edhe në formë kremi, pudre, shampoje, zbutësi flokësh, ngjyre, çaji etj.

Tre boxe
Për flokë të dëmtuar
Për të bërë pastën përzieni mirë pluhurin e kënasë me ujë të ngrohtë dhe një lugë gjelle lëng limoni ose uthulle në një tas çeliku që nuk ndryshket. Nëse flokët tuaj janë të dëmtuar shtojini një vezë pastës së përgatitur. Nëse i shtoni pastës kafe ose çaj jeshil, do t’i bëjë flokët tuaj të shkëlqejnë. Veshni dorashkat dhe aplikoni vazelinë ose krem fytyre përreth ballit, veshëve dhe qafës. Në këtë mënyrë pasta e kënasë do të pastrohet më lehtë. Ndajini flokët në tufë të vogla. Aplikoni pastën e kënasë me një krehër me dhëmbë të hollë nga rrënja deri tek maja e flokut. Mos lini asnjë fije floku të pa lyer.

Për flokë të yndyrshëm
Për flokë të yndyrshëm përzieni kënanë me 2 lugë gjelle kos dhe pak sheqer për të bërë pastën. Për flokë të thatë përzieni kënanë me një lugë gjelle vaj ulliri dhe mjaftueshëm qumësht të ngrohtë për të bërë pastën. Aplikojeni te flokët dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Pastaj lajini flokët me shampo.

Për lyerje flokësh
Bëni pastë duke zier këna. Vëreni mbi flokë dhe lëreni pastën të veprojë derisa flokët ta kenë thithur ngjyrën (2-4 orë) dhe pasta të jetë tharë komplet. Për rezultat të shpejtë mund të përdorni tharësen e flokëve. Pastaj shpëlajini flokët me ujë dhe shampo, derisa uji të bëhet i kthjellët dhe pa ngjyrë. Thajini flokët me peshqir ose tharëse. Tani flokët tuaj janë të shndritshëm dhe të bukur.