Lajme Javore

Informohu i pari

Bill Gates flet për pandeminë Covid-19: Numri i vik timave, më i ulët sesa është parashikuar

Pandemia e koronavirusit është një “skenar makthi”, por numri i vd ekjeve për shkak të sëmundjes mund të mos jetë aq i lartë saç e kanë parashikuar disa, përfshirë Presidentin Donald Trump, sipas bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates.

Trump javën e kaluar parashikoi që Sh.B.A mund të shihte midis 100,000 dhe 240,000 vd ekjeve nga Covid 19.

Mirëpo, Bill Gates mendon ndryshe nga Trump:

Nëse e bëjmë distancimin shoqëror siç duhet, ne duhet të jemi në gjendje të dalim nga kjo me një numër vd ekjesh shumë më të ulët. Është e rëndësishme që këto shifra të publikohen, për të bërë njerëzit të kuptojnë ashpërsinë e situatës. Ky është një skenar makthi sepse viruset e frymëmarrjes transmetuese nga njeriu në njeri mund të rriten në mënyrë eksponenciale. Dhe ju e dini, nëse do të vazhdonim të shkonim në punë, duke udhëtuar, ajo kurbë nuk do të përkulej kurrë derisa të ishin infektuar shumica e njerëzve dhe si pasojë të kishim shumë vik tima. Pavarësisht se masat mund të ishin marrë më herët, mendoj se shifra e vik timave nuk do të jetë aq e lartë. Nëse vazhdojmë të respektojmë rregullat, besoj se kjo shifët do jetë më e ulët. Megjithatë, gjërat do të kthehen në normalitet, vetëm kur të kemi vaksinën.