Lajme Javore

Informohu i pari

Bilanc lufte në SHBA, arrin në mbi 50,000 numri i viktimave nga koronavirusi

Lajme dramatike vijnë nga SHBA-ja, ku së fundmi është raportuar se numri i viktimave nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 50.000.
Sipas të dhënave zyrtare të postuara nga Universiteti John Hopkins, 50,031 amerikanë kanë hum bur je tën si pasojë e pandemisë Covid-19.

Gati një e treta e viktimave, ose 16,388 njerëz vd iqën vetëm në New York, i cili është vendi më i goditur nga pandemia në SHBA.

Rritja dramatike e numrit të viktimave nga Covid-19 në SHBA, mund të tejkalojë edhe numrin e personave që hu mbën je tën gjatë lu ftës në Vietnam, ku u v r anë më shumë se 58 mijë amerikanë.

Me mbi 870 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit, SHBA ka pothuajse katërfishin e rasteve të Spanjës, e cila renditet si vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi me rreth 220 mijë raste në total, sipas të dhënave zyrtare.

SHBA ka kryer deri më tani mbi 4 milion e 800 mijë teste në popullatë. Mbi 14 mijë pacientë ndodhen të shtruar në repartin e terapisë intensive, në gjendej kritike për jetën.
Po ashtu, mbi 90 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi.