Bieta tregon ç’bën Albani në shtëpi dhe të gjithë u shkrinë së qeshuri
Këtë pasdite, në emisionin “Ftesë në 5” është diskutuar rreth buxhetit në familje. Të ftuara ishin disa gra të njohura, mes të cilave dhe gazetarja Ola Bruko, e cila e ka pyetur moderatoren se kush i menaxhon paratë në shtëpinë e saj.
Duke qeshur Bieta është përgjigjur se në shtëpinë e saj paratë menaxhohet nga bashkëshorti, moderatori Alban Dudushi. “Momenti i së vërtetës, flasim? Zonjë deri në fund? Kush e ka kartën time? Albani”, është shprehur ajo ndërkohë që kjo përgjigje ka shkaktuar shumë të qeshura në studio.
Më pas Bieta ka treguar se pavarësisht kësaj, ajo e udhëzon Albanin nga telefoni për çdo blerje e çdo gjë tjetër. “Albani, por me porosi nga telefoni, duhet kjo, duhet ajo, duhet edhe kjo”, ka përfunduar moderatorja me të qeshura.