Lajme Javore

Informohu i pari

Berisha: Si po manipulohet nga Rama numri i viktimave të koronavirusit në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë në lidhje me bilancin e koronavirusit në vend.
I ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, BErisha tha se Shqipëria renditet ndër vendet me vd ekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi.

Berisha theksoi se autoritetet shqiptare kanë fshehur dhe manipuluar rastet, duke iu veshur diagnoza të tjera vi ktimave për të mos i deklaruar si vde kje nga Covid-19.

Po ashtu, ish-kryeministri tha se Shqipëria ka numrin më të lartë të personelit shëndetësor të infektuar.
Berisha komentoi edhe lehtësimin e masave, duke nënvizuar se një gjë e tillë është e pabazuar dhe mund të ketë pasoja të papërshtatshme.

Berisha tha:
Në rrafshin mjekësor, Shqipëria shënoi një rekord të ri shëndetësor për infektimin e punonjësve të shëndetësisë. Shqipëria ka rritjen e vde kshmërisë së rastit që është treguesi më kryesor i raportit të sistemit shëndetësor me epideminë, e ka më të lartin në rajon. Së treti Shqipëria është ndër kampjonët e botës në kapjen e treguesve kryesor të epidemisë së Covid.

Duke filluar me praktikën e kufizimit të testeve, që do të thotë mosgjurmim të infeksioneve me qëllim për të treguar një mashtrim të madh për të mos deklaruar përhapjen, ndërkohë që ka marrë dheun por nuk duam ta zbulojmë. Shqipëria fshehu në mënyrë të paskrupullt fillimin e epidemisë, ndërsa kishte konfirmuar nga rastet e qytetarit digjitalnë Shkurt për vd ekjet nga Covid-19.
Jo vetëm që i mohoi por mjerisht vazhdoi në javët e fundit, edhe së fundmi nga vd ekjet prej pandemisë dhe i tregonin për raste të tjera. Vërtetë ai dëmton më shumë mushkëritë, ai është shumë i egër në enët e trurit. Për këtë janë përdorur si të vd ekur jo nga Covid. Të mashtrohen një seri treguesish të saj.

Kemi hyrë një një fazë që në rast se ne do kishim qenë në transparencë në të gjithë treguesit, do kishim marrë masa që në fillim të shkurtit, me sigurimin e testeve dhe mjeteve të tjera, ne sot do dinim sa do kishim të sëmurë, ku i kemi problemet. Ne na dalin çdo ditë vatra. Tani dalin Shkodra dhe Kruja. Hapja që bëhet është absolutisht e pabazuar dhe mund të ketë pasoja të papërshtatshme.