Bëri porosinë e çuditshme online kur ishte “dru”, gruaja habitet kur i vjen në shtëpi
Një grua nga Alabama ka porositur një stol në Amazon, duke menduar se do të ishte perfekt për shoqërinë e saj – por fatke qsisht, ishte projektuar për një Barbie.
Blerjet online janë një lojë e rrezikshme sidomos kur ju jeni në qejf.
Gjithsesi, për këtë grua, përpjekja e saj për të blerë diçka të mirë dizejnjuar, përfundoi me të qeshura, pasi kur porosia i mbërriti në shtëpi, pa që në kuti kishte një stol për kukulla në vend të një stoli me përmasa normale për njerëz.
Kjo jo sepse nuk ishte i duhuri apo se ishte shumë i madh – në fakt, ishte e kundërta. Kur ajo e nxorri nga kutia, ajo u befasua kur pa që në të ndodhej një stol kukullash.
Por si mund të ndodhte një keqkuptim kaq i madh? Në fakt Keyshon ka thënë se ishte “dru” në momentin që ka porositur produktin, dhe aksidentalisht harroi të shikonte përmasat përpara se ta porosiste.
Burimi: Unilad | Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania