Lajme Javore

Informohu i pari

Bëri dasmë të madhe në lokalin e tij/ P olicia i thy en kokën me gjobën e majme pronarit të lokalit në Berat

Pol  icia ka gjobitur me 10 milion lekë pronarin e një lokali në Berat, pasi ka organizuar dasmë në kundërshtim me rregullat e Covid.

Gjoba i është vënë pronarit me iniciale I.D.

“P olicia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Ko misariatit të Po licisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Po licia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e po  licisë.