Lajme Javore

Informohu i pari

Ben Blushi zihet keq me komentuesin/ S’më votove, pse më kërkon llogari! Nuk mora lekët tuaj

Nga Ben Blushi-Megjithëse nuk e kam zakon te flas per vete duhet te ti them dy fjale.Une ika nga partia ku isha per gati 20 vjet dhe u konfliktova me gjithe miqte e mi aty per tju mbrojtur ju te gjitheve,pra per te luftuar per barazi,drejtesi dhe kunder krimineleve ne parlament.Keta te fundit me sulmuan disa here sic ndodhi me banden e Elbasanit dhe me ish kryetarin e bashkise se Kavajes. Ne keto 30 vite une mund te jem deputeti i vetem qe ka ikur nga nje parti ne pushtet dhe ka dale vullnetarisht ne opozite.Per kete shkak une kam qendruar ne opozite nga viti 2005 deri ne 2017.

Kur krijova Libra,besova sinqerisht se shume shqiptare mendonin dhe besonin si mua. Per fat te keq u gabova.Te gjithe ju qe sot flisni ne menyren me te shemtuar per mua,votuat ata qe kishit votuar gjithmone. I zhgenjyer vendosa te bej zgjedhjet e mia kur kuptova se askush prej jush nuk beri as sakrificen me te vogel per ta ndryshuar kete vend.E lashe politiken dhe zgjodha rruge te tjera per jetuar dhe punuar. Prej 5 vitesh jam nje qytetar i lire qe nuk ka detyrimin ti jape dikujt llogari,sepse nuk paguhem nga taksat publike.A mund ta di pse je kaq e zhgenjyer nga nje njeri i lire si une te cilit as i ke dhene mundesi te te qeverise dhe as ka qeverisur kete vend asnje dite?