Lajme Javore

Informohu i pari

Bëhuni gati/ Kjo javë do të jetë shumë e ftohtë: Ja sa do të shkojnë temperaturat

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim. Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Nesër mot me shi në vendin tonë - Telegrafi

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ush tar ak.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Image