Lajme Javore

Informohu i pari

Beatrix Ramosaj kthehet më e fortë se asnjëherë/ Do t’ua mbyll gojën të gjithëve

Beatrix Ramosaj mbetet në epiqendër të showbizz-it shqiptar. Kënga “By my side” nga Beatrix Ramosaj fitoi edicionin e 19 të “Netët e klipit Shqiptar”. Po ashtu këngëtarja fitoi edhe çmimin e “Publikut”, si kënga më e votuar.Beatrix u rikthye mbrëmë në ekran për herë të parë që pas daljes nga BBV.

Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por i vetmi mjet që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë”.Duket se ajo nuk e ka përjetuar mirë rikthimin e Donald Veshajt me Bora Zemanin, por kjo është jeta. Dikush bashkohet, dikush ndahet. Gjërat i pati vetë në dorë, por dashuria… nuk ishte aty!