Lajme Javore

Informohu i pari

Basha i tregoi derën e PD-së Berishës/ Flet për herë të parë Bamir Topi: PD-ja është bërë si motel, ku futen…





Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur mbrëmjen e sotme për gjednjen në të cilën ndodhte Partia Demokratike, pas “lu ftës” që lideri historik Sali Berisha i ka shpallur kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas Topit, PD është kthyer në një motel që e kanë përdorur herë për karriera të çuditshme e herë si llogore për s ulme ndaj kundërshtarëve.

“Do të përdor një fabul, një metafor që është shumë e rëndësishme. PD është ndërtuar në 1990, në ato kushte të vitit 1990 që e dini se si janë bërë ndërtesa në kuptimin metaforik, ndërtesa pa shumë kushte teknike, dikush një tullë, një shufër hekuri dhe ajo ndërtesë me kontributin e shumë njerëzve me aspirata, të përndjekur politik që e kishin parë si rreze shprese erdhën dhe kontribuan aty. Kjo godinë iu nënshtrua një trajtimi të çuditshëm, u larguan kontributorët dhe erdhën të tjerë e të tjerë, disa e përdorën si hotel, pavarësisht që sot, është transformuar në një motel në kuptimin metaforik të fjalës, e përdorën për karriera të çuditshme, për tranpolina për të bërë karriera, si llogore su lmi ndaj kundërshtarëve”, u shpreh Topi në Repolitix.