‘Bankers Petroleum’ s’ndalet as në kohë pandemie, vazhdon derdh mbetjet e naftës në ‘Gjanicë’
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.
Thirrjet që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi vazhdojnë, por ‘Bankers Petroleum’ nuk është ndalur së derdhuri mbetjet e rënda të naftës në ujërat e lumit ‘Gjanica’.
Edhe në kohë pandemie uji i lumit ‘Gjanica’ vazhdon të ketë ngjyrë të zezë. Në një foto të publikuar nga nisma ‘Thurje’ shikohet se uji në lumin Gjanica është i zi.
Krahas kësaj fotoje është shkruar:
Kjo është Gjanica sot! Një lum i nxirrë nga ndotjet e naftës i cili përshkron Fierin dhe derdhet në Adriatik duke shpërndarë ndotje vr astare. Ndotja nga nafta shkakton, ndër të tjera, kancer. Teksa gjithë vendi është karantinuar prej coronavirusit, në 16 vite asnjë qeveri, asnjë prej atyre që sot përbetohen në emër të shëndetit tonë nuk ia doli të karantinojë ndotjen që përditë Bankers Petroleum i shkakton vendit. Ndotje e cila pa bujë mediatike e pa task forca, vr et çdo vit.
Lumi ‘Gjanica’ ka shumë vite që ndotet dhe asnjë masë nuk është marrë për këtë gjë. Pasojat nuk janë vetëm mjedisore, pasi ndotja ndikon edhe në shëndetin e banorëve që jetojnë pranë pellgut të ‘Gjanicës’.
Uji në ngjyrë blu për lumin ‘Gjanica’ ka mbetur vetëm në projektin 3D që publikoi Bashkia e Fierit, disa kohë më parë.