Lajme Javore

Informohu i pari

Balina del zbuluar/ E thotë publikisht që është fanse e Donaldit…

Balina Bodinaku ka shprehur hapur se ajo ka anëshmëri sa i përket banorëve të “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net. Opinionistja ka marrë vëmendje me veprimin e fundit të saj.

Kjo për faktin e një replikimi të një komenti që i ka bërë një ndjekëses në profilin e saj zyrtar në Instagram. Bëhu e fort zemra nesër i duhesh Demit tënd më shumë se kurrë”,

i shkruan komentuesja e cila ka marrë një përgjigjje nga Bodinaku.” Do të bëj më të mirën pa merak”, ka shkruar opinionistja e “Big Brother VIP”.

Balina Bodinaku shpesh merr kritika nga ndjekësit e saj për faktin se ajo përkrahë Donaldin publikisht e që puna e opinionistit është e gjitha por jo kjo gjë.

Kohët e fundit, Balina pati një përplasje të fortë me Meridianin kur ky u eliminua, sherri mes tyre vazhdojë edhe jashtë emisionit përmes thumbave dhe ironive në rrjetet sociale.

Po ashtu edhe me ish-banorë të tjerë nuk kanë munguar ‘përplasjet’ dhe ironitë, me Fifin të gjithë e mbajmë mend çfarë ndodhi. Komenti i saj, bëri që Fifit t’i binte të fikët ‘live’ dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi.