Lajme Javore

Informohu i pari

“Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vde sin”, dëshmia rrëqethëse e mjekut shqiptar me COVID-19

Adrian Fandi, mjek shqiptar që punon në Londër është prekur nga koronavirusi.

Fandi ka treguar se çfarë përjetoi gjatë ditëve që rezultoi pozitiv nga Covid-19.

”U shtriva në spi tal me 8 litra oksigjen. Për 48 orët e para shikoja që të mos merrja më shumë se 8 litra oksigjen se do haja tubin. Atë nuk e desha. E kam përdorur për dhjetëra herë tek njerëzit, por vetë nuk doja ta përdorja”, u shpreh ai.

”Është si puna e ar mës që e ke në dorë dhe e përdor kundër arm ikut, por kur e kthen nga vetja nuk të pëlqen. Qëndrova pesë net derisa dje në mëngjes e hoqa oksigjenin. Thashë ia hodha. 48 orët e para e shikoje veten që nuk ecje as përpara dhe as mbrëma. Thoja jam njësoj si dje”.

Mjeku shqiptar në Londër, për TV Klan po ashtu tregoi edhe për momentet e vështira për protokollet mjekësore në Britani ku ata mbi 70 vjeç nuk marrin shërbim mjekësor pasi shtretërit në spital lihen për ata më të rinj, njofton Klan Kosova.

”Ministrja që foli përpara nuk është mjeke. Nuk ia ka idenë çfarë është intubimi. Pacientët me patologji të tjera dhe të vjetër në moshë nuk arrijnë ta përballojnë deri në fund. E patë atë letrën e koleges gjermane. Ajo tha intubojnë pacientë nga 20 deri në 60 vjeç. Nuk ka statistika mbi 60 vjeç”.

”Ata e kanë vendosur kë do shpëtojnë dhe kë do lënë të vde sin. Në Itali kanë vde kur 20 mijë vetë, në Gjermani, kanë vde kur 1 mijë vetë. Mbase do ta shpjegojnë gjermanët. Megjithatë është politikë e shtetit të tyre. Ne na vijnë protokolle dhe thonë se je mbi 70 vjeç shikojmë sa i sëm urë je dhe çfarë sëmu ndjesh ke, vendoset nëse je për intubim apo për t’u dërguar në shtëpi”.

”Shumicën e të moshuarve në azil i nisim në shtëpi pa u bërë test. Okupojnë një shtrat spitali kot pa pasur mundësi të mbijetojnë. Më dhembte trupi, më d igjte nga brenda sikur diçka po më hante. Pastaj filloi temperatura. Pas dy ditësh mushkëritë ishin bërë njësoj sikur të kishin që lluar me çi fte. Intubimi ka një vde kshmëri 68 për qind”.