Lajme Javore

Informohu i pari

Arrin në 574 numri i vik timave nga koronavirusi në Turqi, shënohen 73 vd ekje të tjera në 24 orët e fundit

Vijon të rëndohet bilanci i vik timave nga koronavirusi edhe në Turqi, ku sërish numri i vde kjeve është thuajse sa një ditë më parë.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se këtë të diel kanë humbur je tën 73 persona nga koronavirusi.

Ditën e djeshme në Turqi humbën j etën 76 persona, tre më shumë se sot.

Numri i përgjithshëm i vik timave nga koronavirusi në shtetin turk ka arritur në 574.

Ndërkohë, këtë të diel janë konfirmuar edhe 3135 raste të reja me koronavirus.

Në total, janë 27,069 raste me koronavirus në Turqi, nga të cilët 25,453 janë aktive.

Raportohet se 1042 pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht, ndërsa 1381 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për je tën.

Gjithsej në Turqi janë kryer mbi 181 mijë teste, ndërsa vetëm këtë të diel janë kryer mbi 27 mijë teste.

Turqia regjistroi rastin e parë me koronavirus më 9 mars, ndërsa vik tima e parë u shënua në 17 mars.