Arrestoi Ronaldinhon, shefi i policisë përfiton nga rasti të bëjë foto me legjendën
Bota e futbollit u tro ndit ditën e djeshme kur mësoi lajmin se ish futbollisti legjendar, Ronaldinho është arrestuar në Paraguai për falsifikim të dokumenteve.
Braziliani i famshëm dhe vëllai i tij u arrestuan menjëherë pasi mbërritën nga aeroporti ndërsa ata u përpoqën të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme me ndihmën e pasaportave të falsifikuara.
Ronaldinho u prangos dhe u dërgua në një qeli burgu, ku dhe aty u mirëprit atje si yll. Shefi i policisë, Miguel Lopez Ruso shfrytëzoi faktin se ende nuk ishte nisur një hetim zyrtar për Ronaldnhon dhe i kërkoi atij një foto, e cila u zbulua shpejt në rrjetet sociale.
Ruso tha:
Ai është një idhull botëror, për mua ai është lojtari më i mirë në botë dhe askush nuk mund të ma ndryshojë këtë mendim. Unë kam qenë atje, nuk kam pse të mohoj ose të jap shpjegime. Ishte thjesht një foto e zakonshme.