Lajme Javore

Informohu i pari

Arjola nuk i ndal gafat/ Unë i putha në buzë vajzat me rradhë, pse të mos puthja dhe Ilirin…

Konkurentja e Big Brother Arjola Demiri është aktualisht mjaft e kërkuar në studio televizive. Së fundmi ajo u është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të gazetarëve në lidhje me eksperiencën e saj në Big Brother.

Arjola ka zbuluar se si dhe ku e ka festuar Shën Valentinin. Ajo tha se ka qenë me fëmijët e saj, pasi ata janë Shën Valentini i saj i përhershëm.

Ajo që ra menjëherë në sy, ishte bluzja që aktorja kishte zgjedhur për të ardhur në studio dhe ishte pikërisht e stampuar foto e Ilirit, ku krahas shkruhej: “Me ty deri ditën e fundit. Forca Kampion”.

Arjola tregoi se tanimë me balerinin ka krijuar një marrëdhënie që shkon përtej “Big Brother VIP” duke e konsideruar veten pjesë të familjes së tij. Bukuroshja gjithashtu komentoi dhe puthjen e famshme në buzë mes tyre.

“Që ta merrni vesh të gjithë, Iliri dhe familja e Ilirit janë bërë me gocë 37 vjeçe. Sabiani është vëllai i Ilirit, unë jam motra. Unë mbështes Ilirin, sepse dhe Iliri më ka mbështetur mua. Kjo (“Me ty deri ditën e fundit”) është shprehja e Ilirit për mua. Ma ka thënë tre ditë pasi kam hyrë në shtëpi.

Kemi pasur një marrëdhënie që erdhi duke u rritur natyralisht, pa sforcime, një miqësi e sinqertë, e hapur. Puthja ishte një lojë, unë putha gjithë gocat në buzë e nuk u bë nami, për Ilirin u bë nami. Se shqiptarët ashtu thonë, e puthi vëllain në buzë”, tha Arjola.