Lajme Javore

Informohu i pari

Ardit Gjebrea mesazh gjithe shqiptarëve për koronavirusin(Video)

Kantautori dhe produdenti i njohur Ardit Gjebrea ka nje mesazh per gjithe shqiptaret ne kete kohe kur secili eshte perfshire nga frika e paniku per koronavirusin.

Ne nje videomesazh qe e ka postuar kryeministri Rama ne faqen e tij ne Facebook, Gjebrea apelon per shume kujdes, per zbatimin e masave qe jane keshilluar nga mjeket.

“Duhet t’i mbyllim deren e shtepise”- thote Gjebrea, teksa shton se femijet duhet te kuptojne se duhet te qendrojne ne shtepi.

Postimi i Rames

🔴 Mesazhi i Ardit Gjebreas

🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!

🔴 DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!

Faleminderit për këtë kontribut🙏