Lajme Javore

Informohu i pari

Antoneta e ‘Përputhen’ e lidhur me ish-burrin e Adrola Dushit? Publikohen fotot

Antoneta Koçi, një nga vajzat e rubrikës “Përputhen” në “E diell”, ka qenë në qendër të vëmendjes së programit ditën e sotme pas publikimit të disa fotove ku shfaqej shumë e afërt me një djalë. Në studio u tha se Antoneta ka një lidhje me këtë djalë, edhe pse vetë ajo e mohoi.

Burime për “Prive.al” kanë zbuluar se djali të cilit i ishte mbuluar fytyra është Adis Patushi,  ish-burri i Adrola Dushit.

“Prive.al” shkruan se burime të ndryshme kanë rrëfyer se përtej programit, Adisi është i dashuri i Antonetës në jetën reale.

Antoneta u shpreh se personi në fjalë është mik i saj dhe e mohoi kategorikisht të jetë në një lidhje.

Produksioni duke i besuar versionit të dhënë nga Antoneta, nuk vendosi ta largojë nga emisioni.