Lajme Javore

Informohu i pari

Ana e Përputhen paska bërë festë si dasmë për ditëlindje/ Do habiteni sa dhurata ka marrë





Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi ka festuar ditëlindjen mbrëmjen e djeshme. Ana kishte organizuar një festë me të ftuar miqtë e saj më të dashur, mes tyre edhe personazhe nga “Përputhen”.

Një ndër ta ishte dhe Atdheu, i cili publikoi disa video nga festa me fishekzjarre dhe një darkë të shtruar për të gjithë të ftuar.

Ana kishte zgjedhur të vishej me një fustan me xixa për ditën e saj më të bukur ndërsa të ftuarit ishin veshur të gjithë me të bardha.

Disa prej tyre publikuan momente nga festa, siç ishte edhe momenti kur Ana u surprizua me dy kërcimtare belly dance.